Skil 1131 LA [162/188] Përdorimi

Skil 1131 LA [162/188] Përdorimi
162
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Kontrolloni mbrojtësen që të mbyllet si duhet para çdo
përdorimi
Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm
dhe nuk mbyllet menjëherë
Mos e shtrëngoni apo lidhni asnjëherë mbrojtësen në
pozicionin e hapur
• Shtrëngojenigjithmonëfortmaterialinepunës(mos
punoni mbi materiale që janë shumë të vogla për t’i
shtrënguar)
Mbështetni gjithmonë skajet e lirshme të materialit të
punës kur është i gjatë
Mos lejoni kurrë që një person tjetër të mbajë ose të
mbështesë materialin gjatë punës; përdorni zgjatimin e
tavolinës së sharrës
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa elementin e planit të
tavolinës; zëvendësoni elementin e planit të tavolinës
nëse ka defekt ose konsumohet
Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
Përdorni vetëm thika sharre me diametër vrime që
përshtaten me boshtin kryesor të pajisjes pa e lëvizur;
mos përdorni kurrë minimizues ose adaptorë për të
përshtatur thika sharre me vrimë të madhe
Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
GJATË PËRDORIMIT
Mos e sforconi veglën; ushtroni një presion të lehtë dhe
të vazhdueshëm
• Mbajinigishtat,duartdhekrahëtlargngathikae
sharrës që rrotullohet
Shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues vetëm kur
vegla të jetë e palëvizshme
Nëse thika e sharrës bllokohet, fikeni menjëherë pajisjen
dhe hiqeni nga priza; vetëm atëherë mund të hiqni
materialin e çarë
Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PAS PËRDORIMIT
Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
Hiqni copat e prera ose copat e tjera të materialit të
punës nga zona e prerjes vetëm kur të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
Thika e sharrës nxehet shumë gjatë përdorimit; mos e
prekni para se të jetë ftohur
PËRDORIMI
Pozicioni i transportit/punës 4
Për lëshimin e pajisjes (pozicioni i punës)
- shtypeni dorezën A 3 poshtë me një dorë për të
parandaluar kërcimin e papritur të krahut të pajisjes
- hiqni gjilpërën e bllokimit B me dorën tjetër, rrotullojeni
me 1/4 rrotullimi në njërin drejtim dhe lirojeni në atë
pozicion
- drejtojeni krahun e pajisjes ngadalë poshtë
Për sigurimin e pajisjes (pozicioni i transportit)
- shtypni levën e sigurisë C 3 ndërsa ulni krahun e
pajisjes me dorezën A te ndalesa
- lironi levën e sigurisë C dhe shtypeni dorezën A
poshtë me një dorë për të parandaluar kërcimin e
papritur të krahut të pajisjes
-
hiqni gjilpërën e bllokimit B me dorën tjetër, rrotullojeni me
1/4 rrotullimi në njërin drejtim dhe lirojeni në atë pozicion
- përdorni dorezën e transportit D 3 për transportimin e
pajisjes
Montimi i tubit të mbështetjes 5
- montoni tubin e mbështetjes E si në ilustrim me vidhën
e përfshirë
Montimi i pajisjes në sipërfaqen e punës 6
! për manovrim të sigurt, montojeni pajisjen
gjithmonë mbi një sipërfaqe pune të rrafshët dhe
të qëndrueshme (p.sh. bango pune)
- përdorni 4 vrimat e montimit F për vendosjen e pajisjes
me vidha të përshtatshme mbi sipërfaqen e punës
- mund ta kapni po ashtu pajisjen në sipërfaqen e punës
me kllapa vidhash që gjenden në treg
Nxjerrja e pluhurave/ashklave 7
- montoni qesen e pluhurave G si në ilustrim
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
Shtrëngimi i materialit të punës 8
! për një siguri optimale gjatë punës kapeni
gjithmonë mirë materialin e punës me anë të
kllapës së rregullueshme të përfshirë
- montoni kapësen H si në ilustrim
- mbërtheni kapësen e montuar në vrimën e
mbështetjes H1 me anë të dorezës H2 (në njërën anë
të pajisjes)
- shtypeni materialin e punës fort mbi guidë J
- përshtatni kllapën mbi materialin e punës me anë të
dorezës H3
- kapni fort materialin e punës duke rrotulluar dorezën
poshtë H4
- mos punoni me materiale që janë shumë të vogla për
t’i kapur (përmasat minimale të materialit të punës:
140 x 30 mm gjatësi x gjerësi)
- për përmasat maksimale të materialeve të punës
përdorni tabelën 9 si referencë

Содержание

Скачать