Samsung UE49KU6510 [149/228] Kujdesi për televizorin

Samsung UE49KU6510 [149/228] Kujdesi për televizorin
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon
automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te >
Cilësimet > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko.
- Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga Sensori eko.
- Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e
kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo
formatfigure4:3nëekran.Nëseshfaqnivazhdueshëmfigurafikse,mundtëndodhëdjegieefigurësnëekraninLEDduke
ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
•
Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
•
Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një
përshtatje sa më të mirë.
•
Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
•
Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni
manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
•
Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni
televizor.
•
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë
pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
•
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj
lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje
elektrike.
•
Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në
ekran me leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin e televizorit me
një leckë të butë e të njomur me pak ujë. Mos përdorni lëngje të
djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucione pastrimi. Për njolla të
vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi ekrani.
Shqip
Shqip - 9
KU6510_XH_BN68-07872F-00_L16.indb 9 2016-05-30  6:12:32

Содержание

Скачать