Stihl RM 253.0 T (INT1) [298/358] Rreth këtyre udhëzimeve përdorimi

Stihl RM 253.0 T (INT1) [298/358] Rreth këtyre udhëzimeve përdorimi
0478 111 9839 B - SQ
296
2.1 Të përgjithshme
Këto udhëzime përdorimi janë udhëzimet
origjinale të përdorimit nga prodhuesi,
në kuptim të direktivës 2006/42/EC të
Këshillit.
STIHL punon vazhdimisht për zhvillimin e
mëtejshëm të paketës së produkteve së tij;
për rrjedhojë, ne rezervojmë të drejtën e
ndryshimeve të materialeve të furnizuara
për sa i përket formës, teknikës dhe
pajisjes.
Për këtë arsye, nga të dhënat dhe
ilustrimet në këtë broshurë nuk mund të
ngrihet asnjë pretendim.
Në këto udhëzime përdorimi janë
përshkruar modele të cilat nuk janë të
disponueshme në çdo vend.
Këto udhëzime përdorimi mbrohen nga e
drejta e autorit. Të gjitha të drejtat janë të
rezervuara, në veçanti e drejta për
shumëfishimin, përkthimin dhe përpunimin
me sisteme elektronike.
2.2 Instruksion për leximin e
udhëzimeve të përdorimit
Figurat dhe teksti përshkruajnë hapa të
caktuar të përdorimit.
Të gjitha simbolet me figura që janë
vendosur në pajisje shpjegohen në këto
udhëzime përdorimi.
Drejtimi i shikimit:
Drejtimi i shikimit në përdorimin e fjalëve
"majtas" dhe "djathtas" në udhëzimet e
përdorimit:
përdoruesi qëndron pas pajisjes dhe
shikon në drejtimin e lëvizjes përpara.
Referimi i kapitullit:
Referimi për kapitullin dhe nënkapitullin
përkatës për sqarime të mëtejshme
tregohet me anë të një shigjete. Shembulli
më poshtë tregon një referim në një
kapitull: (Ö 4.)
Shënimi i paragrafëve të tekstit:
Instruksionet e përshkruara mund të jenë
të shënuara si në shembujt e mëposhtëm.
Hapa përdorimi, të cilat kërkojnë
ndërhyrjen e përdoruesit:
Lironi vidën (1) me një kaçavidë,
aktivizoni levën (2) ...
Renditje të përgjithshme:
Përdorimi i produktit në ambientet
sportive dhe të garave sportive
Tekstet me kuptim shtesë:
Paragrafët e tekstit me kuptim shtesë janë
të shënuar me një nga simbolet e
përshkruara më poshtë, me qëllim që këto
të theksohen më shumë në këto udhëzime
përdorimi.
Teksti me referencë figurash:
Figurat që shpjegojnë përdorimin e
pajisjes do t'i gjeni që në fillim të
udhëzimeve të përdorimit.
Simboli i aparatit fotografik shërben
për të bërë lidhjen e figurave në
faqet e figurave me pjesën
përkatëse të tekstit në udhëzimet e
përdorimit.
2. Rreth këtyre udhëzimeve
përdorimi
Rrezik!
Rrezik aksidenti ose lëndimi të
rëndë për personat. Është i
nevojshëm një veprim ose një
mosveprim i caktuar.
Paralajmërim!
Rrezik lëndimi për personat. Një
veprim i caktuar parandalon
lëndimet e mundshme.
Kujdes!
Lëndimet e lehta ose dëmet
materiale mund të parandalohen
nëpërmjet një veprimi të caktuar.
Këshillë
Informacion për një përdorim më të
mirë të pajisjes dhe për eliminimin e
gabimeve të mundshme të
funksionimit.
3. Përshkrimi i pajisjes
1 Pjesa e sipërme e timonit
2 Litari i ndezjes
3 Doreza
4 Pjesa e poshtme e timonit
5 Rrota e pasme
6 Rregullimi i lartësisë së prerjes
7 Karkasa
8 Rrota e përparme
9 Priza e kandelave
10 Motori me djegie të brendshme
11 Kapaku i daljes
12 Shporta për mbledhjen e barit
13 Doreza e njësisë lëvizëse
14 Doreza për ndaljen e motorit
1
1

Содержание

Похожие устройства

Скачать