Stihl RM 253.0 T (INT1) [315/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq

Stihl RM 253.0 T (INT1) [315/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq
313
PLSLTRHUSRHRLVLTRORUBGUKETMKSQ
0478 111 9839 B - SQ
17.1 REACH
REACH i referohet një rregulloreje të BE-
së për regjistrimin, vlerësimin dhe
autorizimin e kimikateve.
Informacione për pajtueshmërinë me
rregulloren REACH (BE) nr. 1907/2006
jepen në faqen www.stihl.com/reach.
Problemi:
Motori me djegie të brendshme nuk punon
Shkaku i mundshëm:
Nuk është aktivizuar doreza për ndaljen
e motorit.
S'ka karburant në rezervuar; tubi i
karburantit i bllokuar.
Në rezervuar ka karburant të keq, të
pistë ose të vjetër.
Filtri i ajrit i ndotur.
Priza e kandelave është hequr nga
kandela; kablloja e ndezjes është futur
keq në kandele.
Kandela ka zënë blozë ose është
dëmtuar; distancë e gabuar nga
elektroda.
Ndihma:
Shtypni dhe mbani shtypur dorezën për
ndaljen e motorit në timon. (Ö 10.1)
Hidhni karburant; pastroni tubin e
karburantit. #
Përdorni gjithmonë karburant të ri nga
marka të njohura, benzinë pa plumb;
pastroni karburatorin. #
Pastroni filtrin e ajrit. #
Vendosni prizën e kandelave;
kontrolloni lidhjen midis kabllos së
ndezjes dhe majës së kandelës. #
Pastroni ose zëvendësoni kandelën;
rregulloni distancën nga elektroda. #
Problemi:
Ndezje e vështirë ose rënie e rendimentit
të motorit me djegie të brendshme.
Shkaku i mundshëm:
Kutia e korrëses së barit është bllokuar.
Kositja me nivel shumë të ulët prerjeje
ose shpejtësia e lëvizjes është shumë e
lartë në raport me lartësinë e prerjes.
Uji në rezervuarin e karburantit dhe
karburator; karburatori është bllokuar.
Rezervuari i karburantit i ndotur.
Filtri i ajrit i ndotur.
Kandela ka zënë blozë.
Ndihma:
Pastroni kutinë e korrëses së barit
(Hiqni prizën e kandelave!). (Ö 11.2)
Vendosni një nivel prerjeje më të lartë
ose zvogëloni shpejtësinë e
lëvizjes. (Ö 7.7)
Zbrazni rezervuarin e karburantit, dhe
pastroni tubin e karburantit dhe
karburatorin. #
Pastroni rezervuarin e karburantit. #
Pastroni filtrin e ajrit. #
Pastroni kandelën. #
Problemi:
Motori me djegie të brendshme nxehet tej
mase.
Shkaku i mundshëm:
Niveli shumë i ulët i vajit në motorin me
djegie të brendshme.
Brinjët ftohëse janë bllokuar.
Ndihma:
Ndërroni vajin e motorit. (Ö 7.8)
Pastroni brinjët ftohëse. (Ö 11.2)
Problemi:
Dridhje të forta gjatë funksionimit.
Shkaku i mundshëm:
Njësia prerëse ka defekt.
Shtrëngimi i motorit me djegie të
brendshme është liruar.
Ndihma:
Kontrolloni mbërthimin e thikës korrëse,
të boshtit të thikës dhe të thikës (vida e
thikës dhe rondela e sigurisë) dhe
riparojini nëse nevojitet. #
Shtrëngoni vidat e mbërthimit të motorit
me djegie të brendshme. #
Problemi:
Prerje e papastër, bari është i verdhë
Shkaku i mundshëm:
Thika korrëse ka humbur mprehtësinë
ose është konsumuar
Ndihma:
Mpriheni thikën korrëse ose
zëvendësojeni (Ö 11.5), (Ö 11.5), #
Vlerat karakteristike
të specifikuara për
dridhjen sipas
EN 12096:
Vlera e matur a
hw
5,00 m/sek
2
Pasiguria K
hw
Matja sipas
EN 20643
2,50 m/sek
2
Pesha: 28 kg
18. Eliminimi i defekteve
# Nëse nevojitet shkoni te një shitës i
specializuar, STIHL rekomandon
shitësin e specializuar të STIHL.
@ shikoni udhëzimet e përdorimit të
motorit me djegie të brendshme.
RM 253.0 T:

Содержание

Похожие устройства

Скачать