Stihl RM 253.0 T (INT1) [305/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq

Stihl RM 253.0 T (INT1) [305/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq
303
PLSLTRHUSRHRLVLTRORUBGUKETMKSQ
0478 111 9839 B - SQ
Pajisja me rezervuarin e zbrazur dhe
karburanti rezervë duhen ruajtur në një
hapësirë të mbyllur me çelës dhe me
ajrosje të mirë.
Sigurohuni që ta mbroni pajisjen ndaj
përdorimit të paautorizuar (p.sh. nga
fëmijët).
Nëse rezervuari duhet zbrazur, pak kohë
përpara mospërdorimit të pajisjes në
pushimin dimëror, zbrazja e rezervuarit të
karburantit duhet bërë në ambient të hapur
(p.sh. duke e lënë në punë bosh).
Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara
magazinimit (p.sh. gjatë pushimit dimëror).
Vendoseni në ruajtje pajisjen vetëm kur
priza e kandelave është e hequr.
Mbajeni pajisjen në gjendje të sigurt për
funksionimin.
Lëreni pajisjen që të ftohet plotësisht
përpara se ta mbuloni atë.
4.9 Hedhja
Mbetjet e produkteve, si vaji i vjetër ose
karburanti, lubrifikanti, filtri, bateritë e
përdorura dhe pjesë konsumi të ngjashme
mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve
dhe të kafshëve dhe mjedisin, prandaj
duhen hedhur gjithnjë në mënyrën e
duhur.
Drejtojuni qendrës së riciklimit ose shitësit
të specializuar për të mësuar sesi mund të
hidhen sipas rregullave mbetjet e
produkteve. STIHL rekomandon shitësin e
specializuar të pajisjeve STIHL.
Sigurohuni që pajisja e nxjerrë jashtë
shërbimi të hidhet sipas rregullave.
Përpara se ta hidhni bëjeni pajisjen të
papërdorshme. Për të parandaluar
aksidentet, hiqni kabllon e ndezjes,
zbrazni rezervuarin e karburantit dhe
kulloni vajin e motorit.
Rrezik lëndimi nga thika korrëse!
Asnjëherë mos e lini jashtë vëmendjes një
korrëse bari jashtë funksionimi. Sigurohuni
që pajisja dhe në veçanti thika korrëse të
vendosen në ruajtje në një vend ku nuk
arrihen nga fëmijët.
RM 248 T, RM 253 T:
5. Përshkrimi i simboleve
Kujdes!
Përpara vënies në punë
lexoni këto udhëzime
përdorimi.
Rrezik lëndimi!
Mos lejoni persona të tjerë
brenda zonës së rrezikut.
Rrezik lëndimi!
Përpara punimeve në
veglën prerëse dhe punëve
të mirëmbajtjes dhe
pastrimit, hiqni prizën e
kandelave.
Rrezik lëndimi!
Mbajini duart dhe këmbët
larg thikave!
Pajisja prerëse vazhdon
rrotullimin edhe për disa
sekonda pas fikjes (freni i
motorit me djegie të
brendshme/freni i thikës).
Aktivizimi i njësisë lëvizëse.
Ndezja e motorit me djegie
të brendshme.
Fikja e motorit me djegie të
brendshme.
6. Materialet e furnizuara
Poz. Emërtimi Sasia
A Pajisja bazë 1
B Pjesë e sipërme e shportës
për mbledhjen e barit
1
C Pjesë e poshtme e shportës
për mbledhjen e barit
1
D Doreza 2
E Vida me kokë të
rrumbullakët të sheshtë
2
F Udhëzues i kavos 1
Udhëzime përdorimi 1
2

Содержание

Похожие устройства

Скачать