Stihl RM 253.0 T (INT1) [302/358] Gjatë punës

Stihl RM 253.0 T (INT1) [302/358] Gjatë punës
0478 111 9839 B - SQ
300
4.6 Gjatë punës
Mos punoni asnjëherë kur në
zonën e rrezikut qëndrojnë
kafshë ose persona,
veçanërisht fëmijë.
Pajisjet e sigurisë dhe të aktivizimit të
instaluara në pajisje nuk duhet të hiqen
ose të anashkalohen. Në veçanti, doreza
për ndaljen e motorit nuk duhet fiksuar
asnjëherë në timon (p.sh. duke e lidhur).
Kujdes – Rrezik lëndimi!
Asnjëherë mos i vendosni duart
ose këmbët në ose poshtë
pjesëve që rrotullohen.
Asnjëherë mos e prekni thikën që
rrotullohet. Qëndroni gjithmonë larg nga
hapja e daljes.
Duhet respektuar gjithmonë distanca e
sigurisë e përcaktuar nga timoni. Timoni
duhet të montohet gjithmonë sipas
udhëzimeve dhe nuk lejohet që të bëhen
ndryshime të tij. Asnjëherë mos e vini në
punë pajisjen me timonin e palosur.
Asnjëherë mos vendosni objekte mbi
timon (p.sh. rroba pune).
Punoni vetëm në dritë natyrale ose kur ka
ndriçim artificial të mjaftueshëm.
Mos punoni me pajisjen kur bie shi, kur ka
shkreptima dhe veçanërisht kur ekziston
rreziku i goditjes nga rrufeja.
Kur terreni është i lagësht, për shkak të
qëndrueshmërisë më të vogël ekziston një
rrezik më i madh për aksidente.
Prandaj duhet punuar me shumë kujdes
për të parandaluar ndonjë rrëshqitje. Nëse
është e mundur, mos e përdorni pajisjen
kur terreni është i lagësht.
Gazet e shkarkimit:
Pajisja prodhon gaze helmuese
sapo motori me djegie të
brendshme fillon të punojë.
Këto gaze përmbajnë monoksid
karboni helmues, një gaz pa ngjyrë dhe pa
erë, si dhe lëndë të tjera të dëmshme.
Motori me djegie të brendshme nuk duhet
vendosur asnjëherë në punë në hapësira
të mbyllura ose me ajrosje të
pamjaftueshme.
Ndezja:
Ndizeni pajisjen me kujdes – ndiqni
këshillat në kapitullin "Vënia e pajisjes në
punë" (Ö 10.). Ndezja sipas këtyre
këshillave zvogëlon rrezikun e lëndimit.
Rrezik lëndimi!
Kur litari i ndezjes mblidhet mbrapsht me
shpejtësi, dora dhe krahu tërhiqen më
shpejt në drejtim të motorit me djegie të
brendshme, kur litari i ndezjes mund të
lihet i lirë. Nga kjo zmbrapsje mund të
shkaktohet thyerje kockash, shtypje dhe
ndrydhje e gjymtyrëve.
Gjatë ndezjes bëni gjithmonë kujdes për
distancën e mjaftueshme të këmbëve nga
vegla prerëse.
Nuk lejohet që pajisja të anohet gjatë
ndezjes.
Nuk lejohet që gjatë ndezjes të aktivizohet
doreza e njësisë lëvizëse.
Mos e ndizni motorin me djegie të
brendshme kur kanali i daljes nuk është i
mbuluar me kapakun e daljes ose me
shportën për mbledhjen e barit.
Punët në vendet e pjerrëta:
Në vende të pjerrëta duhet punuar
gjithmonë në drejtim të tërthortë dhe
asnjëherë në drejtimin për së gjati.
Nëse gjatë korrjes në drejtimin për së gjati
përdoruesi humb kontrollin mbi pajisjen, ai
mund të rrokulliset nga pajisja korrëse.
Jini veçanërisht të kujdesshëm kur
ndërroni drejtimin e lëvizjes në një vend të
pjerrët.
Bëni gjithmonë kujdes për qëndrimin e
mirë në vend të pjerrët dhe evitoni punën
me pajisjen në vende me pjerrësi shumë të
madhe.
Për arsye sigurie, nuk lejohet që pajisja të
përdoret në vende të pjerrëta me pjerrësi
më të madhe se 25° (46,6 %). Rrezik
lëndimi!
Këndi i pjerrësisë 25° korrespondon me
një ngjitje vertikale prej 46,6 cm në një
gjatësi horizontale 100 cm.
Për të garantuar një lubrifikim të
mjaftueshëm të motorit me djegie të
brendshme, gjatë përdorimit të pajisjes në
vende të pjerrëta duhet respektuar edhe të
Rrezik për jetën nga helmimi!
Nëse keni të përziera, dhimbje
koke, çrregullim shikimi (p.sh.
zvogëlim të rrezes së shikimit),
çrregullim dëgjimi, marrje mendsh
dhe ulje të aftësisë së përqendrimit,
ndërpritni punën menjëherë. Këto
simptoma mund të shkaktohen
midis të tjerash edhe nga
përqendrimi i lartë i gazeve të
shkarkimit.

Содержание

Похожие устройства

Скачать