Stihl RM 253.0 T (INT1) [308/358] Pajisjet e sigurisë

Stihl RM 253.0 T (INT1) [308/358] Pajisjet e sigurisë
0478 111 9839 B - SQ
306
Pajisja përmban disa pajisje sigurie për
përdorimin e sigurt dhe për mbrojtjen nga
përdorimi i saj jo sipas rregullave.
8.1 Pajisjet mbrojtëse
Korrësja e barit është e pajisur me pajisje
mbrojtëse, të cilat pengojnë kontaktin
aksidental me thikën korrëse dhe
mbeturinat pas prerjes që nxirren jashtë.
Këtu futen karkasa, kapaku i daljes,
shporta për mbledhjen e barit dhe timoni i
montuar në mënyrën e duhur.
8.2 Doreza për ndaljen e motorit
Korrësja e barit është e pajisur me një
pajisje për ndaljen e motorit.
Kur doreza për ndaljen e motorit lihet e lirë
gjatë punës, motori me djegie të
brendshme do të fiket.
Motori me djegie të brendshme dhe thika
do të ndalojnë plotësisht brenda
3 sekondave.
Matja e kohës së ndalimit pas fikjes
Pas ndezjes së motorit me djegie të
brendshme thika rrotullohet dhe dëgjohet
një zhurmë si fishkëllimë ere. Koha e
ndalimit përputhet me kohëzgjatjen e
zhurmës si fishkëllimë ere pas fikjes së
motorit me djegie të brendshme dhe ju
mund ta matni atë me një kronometër.
Një bar i bukur dhe i ngjeshur arrihet,
kur ai korret me shpejtësi të ngadaltë
lëvizjeje.
kur bari korret shpesh dhe mbahet i
shkurtër.
kur në klimë të nxehtë dhe të thatë ai
nuk korret shumë i shkurtër, sepse
përndryshe dielli do ta thante dhe nuk
do të dukej tërheqës.
kur punohet me thikë korrëse të
mprehtë – prandaj mpriheni rregullisht
thikën korrëse (te shitësi i specializuar).
kur drejtimi i prerjes ndryshohet
rregullisht.
9.1 Hapësira e punës së
përdoruesit
Për arsye sigurie, përdoruesi
duhet të qëndrojë gjithmonë në
hapësirën e punës pas timonit kur
motori me djegie të brendshme është i
ndezur dhe në punë. Duhet respektuar
gjithmonë distanca e sigurisë e
përcaktuar nga timoni.
Korrësja e barit duhet të përdoret vetëm
nga një person; personat e tjerë duhet
të mbahen larg zonës së rrezikut. (Ö 4.)
10.1 Ndezja e motorit me djegie
të brendshme
Shtypni dhe mbani shtypur dorezën për
ndaljen e motorit (1) në timon.
Tërhiqeni me ngadalë litarin e
ndezjes (2) derisa të ndieni rezistencën
e ngjeshjes. Në fund, tërhiqeni fort dhe
shpejt në të gjithë gjatësinë e krahut.
Lëshojeni përsëri me ngadalë litarin e
ndezjes (2), me qëllim që ai të mblidhet
sërish brenda.
Përsëriteni këtë proces derisa motori
me djegie të brendshme të ndizet.
10.2 Fikja e motorit me djegie të
brendshme
Për ta fikur motorin me djegie të
brendshme lëshoni dorezën për ndaljen e
motorit (1).
Motori me djegie të brendshme dhe thika
korrëse do të ndalojnë pas një kohe të
shkurtër deri në ndaljen përfundimtare.
8. Pajisjet e sigurisë
Rrezik lëndimi!
Nëse përcaktohet ndonjë defekt në
një prej pajisjeve të sigurisë, nuk
lejohet që pajisja të vihet në punë.
Nëse nevojitet drejtohuni te një
shitës i specializuar. STIHL
rekomandon shitësin e specializuar
të STIHL.
Rrezik lëndimi!
Nëse koha e ndalimit të thikës pas
fikjes është më e gjatë, mos e
përdorni pajisjen dhe dërgojeni atë
te shitësi i specializuar.
9. Këshilla për punën
18
10. Vënia e pajisjes në punë
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Mos e ndizni motorin me djegie të
brendshme mbi bar të gjatë ose me
lartësinë më të ulët të prerjes.
Rezultati do të ishte një proces
ndezjeje i vështirë.
Pas procesit të ndezjes, motori me
djegie të brendshme punon me një
shpejtësi optimale pune falë një
regjistrimi të fiksuar të gazit.
9
10

Содержание

Похожие устройства

Скачать