Stihl RM 253.0 T (INT1) [310/358] Kontrolli i kufirit të konsumimit të thikës korrëse

Stihl RM 253.0 T (INT1) [310/358] Kontrolli i kufirit të konsumimit të thikës korrëse
0478 111 9839 B - SQ
308
Brinjët ftohëse duhen mbajtur gjithmonë të
pastra për të garantuar një ftohje të
mjaftueshme të motorit me djegie të
brendshme.
11.4 Kontrolli i kufirit të
konsumimit të thikës korrëse
Intervali i mirëmbajtjes:
Përpara çdo përdorimi.
Procesi i kontrollit:
Thika korrëse (1) duhet pastruar mirë
përpara çdo procesi kontrolli.
Vendoseni pajisjen në pozicionin e
pastrimit. (Ö 11.2)
Trashësia e thikës korrëse:
Trashësia e thikës (A) duhet të jepet në
çdo vend të thikës korrëse. Vendet më të
rëndësishme tregohen në figurë. (Kontrolli
bëhet me anë të kalibrit).
A=2mm
Kufiri i konsumimit të tehut:
Gjatë mprehjes, tehu duhet të hahet me
distancë maksimumi (B). Për ta
kontrolluar, vendosni një vizore (2) në
buzën e përparme të thikës (3) dhe
verifikoni konsumimin.
B=5mm
11.5 Mirëmbajtja e thikës korrëse
Çmontimi i thikës korrëse:
Për çmontimin përdoret një tako druri (1)
(rreth 60 x 60 mm) për ta mbajtur thikën
korrëse që të mos lëvizë (2).
Lironi dhe nxirrni jashtë vidën e
thikës (3). Hiqni vidën e thikës (3),
rondelën (4) dhe thikën korrëse (2).
Mprehja e thikës korrëse:
Gjatë mprehjes ftoheni thikën korrëse,
p.sh. me ujë. Nuk duhet të shfaqet një
ngjyrim në ngjyrë blu, sepse
përndryshe dobësohet qëndrueshmëria
e tehut.
Mpriheni njëtrajtësisht thikën korrëse
për të evituar dridhjet nga çekuilibri.
Duhet respektuar me çdo kusht këndi i
prerjes prej 30°.
Gjatë mprehjes, mbani parasysh kufijtë
e konsumimit.
Montimi i thikës korrëse:
Për montimin përdoret një tako druri (1)
për ta mbajtur thikën korrëse (2) që të mos
lëvizë.
Mbusheni vidën e thikës (3) me
Loctite 243.
Vendoseni thikën korrëse (2) me
mbajtësen e thikës (5) duke i vënë
buzët e saj të përkulura lart në drejtimin
sipër.
Vendosni rondelën e sigurisë (4) dhe
mbërthejeni me vidën e thikës (3) me
një forcë shtrëngimi 60 - 65 Nm.
11.6 Magazinimi (gjatë pushimit
dimëror)
Kur nuk do ta përdorni pajisjen për kohë të
gjatë (në pushim dimëror) mbani parasysh
pikat e mëposhtme:
Rrezik lëndimi!
Shikoni këshillat e sigurisë në
kapitullin "Për sigurinë tuaj". (Ö 4.)
Rrezik lëndimi!
Thika korrëse e konsumuar mund
të thyhet dhe mund të shkaktojë
lëndime të rënda. Prandaj, këshillat
për mirëmbajtjen e thikës duhen
zbatuar gjithmonë.
Thika korrëse mund të konsumohet
në mënyra të ndryshme, në varësi
të vendit të përdorimit dhe të
kohëzgjatjes së përdorimit. Kur
pajisja përdoret në terren ranor ose
kur përdoret shpesh në kushte të
thata, thika korrëse pëson një
ngarkesë më të madhe dhe
konsumohet jashtëzakonisht
shpejt.
15
Rrezik lëndimi!
Shikoni këshillat e sigurisë në
kapitullin "Për sigurinë tuaj". (Ö 4.)
Rekomandohet që mprehja e
thikës korrëse të kryhet nga një
shitës i specializuar.
Rrezik lëndimi!
Gjatë procesit të mprehjes
vendosni gjithmonë syze mbrojtëse
dhe vishni doreza.
16
Rrezik lëndimi!
Thika korrëse duhet vendosur e re
kur në të shfaqen dukshëm të çara
ose plasaritje, ose kur arrihet kufiri i
konsumimit (Ö 11.4).
Gjuhëzat në anën e poshtme të
thikës korrëse parandalojnë
montimin e gabuar.
Rrezik lëndimi!
Forca e shtrëngimit e treguar për
vidën e thikës duhet zbatuar me
çdo kusht.
Rondela e sigurisë (4) duhet
vendosur e re në çdo montim të
thikës.
Vida e thikës (3) duhet vendosur e
re në çdo ndërrim të thikës.

Содержание

Похожие устройства

Скачать