Stihl RM 253.0 T (INT1) [301/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq

Stihl RM 253.0 T (INT1) [301/358] Pl sl tr hu sr hr lv lt ro ru bg uk et mk sq
299
PLSLTRHUSRHRLVLTRORUBGUKETMKSQ
0478 111 9839 B - SQ
Asnjëherë mos vishni rroba të gjera, të
cilat mund të ngecin në pjesët e lëvizshme
(leva për përdorim), si dhe mos vendosni
asnjë bizhuteri, kollare ose shall.
Gjatë punës krijohet zhurmë.
Zhurma mund t'ju dëmtojë
dëgjimin.
Mbani mbrojtëse veshësh.
4.4 Transporti i pajisjes
Punoni vetëm me doreza për të
parandaluar lëndimet në pjesët me kënd të
mprehtë dhe në pjesët e nxehta të pajisjes.
Mos e transportoni pajisjen kur motori me
djegie të brendshme është duke punuar.
Përpara transportit fikni motorin me djegie
të brendshme, lëreni thikën të ndalojë
plotësisht dhe hiqni prizën e kandelave.
Transportojeni pajisjen vetëm kur motori
me djegie të brendshme të jetë i ftohtë dhe
kur nuk ka karburant.
Përdorni ndihma të përshtatshme për
ngarkimin (rampa ngarkimi, mekanizëm
për ngritjen e peshave).
Siguroni mbi platformën e ngarkimit
pajisjen dhe pjesët e pajisjes që
transportohen me të (p.sh. shporta për
mbledhjen e barit) me ndihmën e mjeteve
mbërthyese të përshtatshme dhe me
dimensionet e duhura.
Evitoni kontaktin me thikën korrëse gjatë
ngritjes ose mbajtjes së pajisjes.
Shikoni të dhënat në kapitullin
"Transporti". Aty përshkruhet sesi duhet
ngritur pajisja ose si duhet lidhur me litarë.
(Ö 12.)
Gjatë transportit të pajisjes ndiqni rregullat
ligjore lokale, veçanërisht për sa i përket
sigurimit të ngarkesës dhe transportit të
objekteve mbi platformën e ngarkimit.
4.5 Përpara fillimit të punës
Duhet të sigurohet që me pajisjen të
punojnë vetëm personat që i njohin
udhëzimet e përdorimit.
Përpara vënies në punë të pajisjes
kontrolloni sistemin e karburantit për
rrjedhje, në veçanti në pjesët e dukshme,
si p. sh. rezervuari, kapaku i rezervuarit,
lidhjet e tubave. Mos e ndizni motorin me
djegie të brendshme nëse sistemi ka
rrjedhje ose dëmtim – Rrezik zjarri!
Përpara vënies në punë rregulloni pajisjen
te shitësi i specializuar.
Mbani parasysh rregullat lokale për kohët
e përdorimit të pajisjeve të kopshtarisë që
punojnë me motor me djegie të
brendshme ose me elektromotor.
Kontrolloni plotësisht terrenin ku do të
vendosni pajisjen dhe largoni të gjithë
gurët, degët, telat, kockat dhe objektet e
tjera, të cilat mund të hidhen tutje nga
pajisja. Pengesat (p.sh. trungjet e pemëve,
rrënjët) mund të mos shihen lehtë kur bari
është i gjatë.
Për këtë arsye, përpara fillimit të punës me
pajisjen shënoni në sipërfaqen që do të
korret të gjitha objektet e huaja të fshehura
(pengesat), të cilat nuk mund të hiqen.
Përpara përdorimit të pajisjes, pjesët e
konsumuara dhe të dëmtuara duhen
ndërruar. Duhen zëvendësuar dhe etiketat
paralajmëruese dhe të rrezikut mbi pajisje,
të cilat janë të palexueshme ose të
dëmtuara. Shitësi i specializuar i STIHL
disponon etiketat ngjitëse zëvendësuese
dhe të gjitha pjesët e tjera të këmbimit.
Pajisja lejohet të përdoret vetëm kur ajo
është në gjendje të sigurt funksionimi.
Përpara çdo vënieje në punë duhet
kontrolluar,
nëse pajisja është montuar sipas
rregullave.
nëse vegla prerëse dhe e gjithë njësia
prerëse (thika korrëse, elementet
mbërthyese, njësia kositëse) janë në
gjendje teknike pa probleme. Në
mënyrë të veçantë duhet bërë kujdes
për pozicionin e sigurt, për dëmtimet (të
çara ose plasaritje), si dhe për
konsumimin.(Ö 11.4)
nëse kapaku i rezervuarit është
mbërthyer mirë si duhet.
nëse rezervuari dhe pjesët ku kalon
karburanti, si dhe kapaku i rezervuarit,
janë në gjendje teknike pa probleme.
nëse pajisjet e sigurisë (p.sh. doreza
për ndaljen e motorit, kapaku i daljes,
karkasa, timoni, doreza mbrojtëse) janë
në gjendje teknike pa probleme dhe
funksionojnë siç duhet.
nëse shporta për mbledhjen e barit
është montuar pa u dëmtuar dhe
plotësisht; nuk lejohet përdorimi i
shportës së dëmtuar për mbledhjen e
barit.
nëse fileta e tapës së vajit është
mbërthyer mirë si duhet.
Nëse nevojitet, kryeni të gjitha punimet e
nevojshme ose drejtojuni një shitësi të
specializuar. STIHL rekomandon shitësin
e specializuar të pajisjeve STIHL.

Содержание

Похожие устройства

Скачать